Ksera: Papunësia është në shifrat 13.5%
19/01/2011 11:10
Ministri i Punës, Spiro Ksera në analizën vjetore të dikasterit që drejton ka deklaruar se papunësia është në shifrat 13.5%.
“Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, duke pasur parasysh se vitin që kaloi janë punësuar vetëm 500 të rinj”, është shprehur Ksera.
Ai ka vënë theksin edhe tek ndryshimet në skemën e ndihmës ekonomike.
“Prioritet është edhe zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike. Në këtë skemë do të përfshihen të gjitha familjet e varfra”, theksoi Ksera.
Top Channel