Masakra e Srebrenicës, pranga të kërkuarit
18/01/2011 12:40
Policia izraelite ka arrestuar një ish-ushtar serb të Bosnjes, Aleksander Cvetkovic, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kyc në masakrën e Srebrenicës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë e vendit hebre, e cila ka saktësuar se arrestimi u krye në bazë të një kërkese për ekstradim të bërë nga drejtësia boshnjake.
Cvetkovic kërkohej pasi dyshohet se është përfshirë në grupin e ushtarëve serbë që ka ekzekutuar 8 mijë myslimanë në korrik të vitit 1995 në Sarajevë.
Aleksander Cvetkovic kishte shkuar në Izrael me familjen e tij në vitin 2006 dhe kishte marrë shtetësinë, pasi gruaja e tij është hebreje.
Top Channel