Elbasan, hidhet në erë banesa

18/01/2011 09:25

Një sasi eksplozivi ka hedhur në erë një banesë në fshatin Labinot Fushë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave banesa ka qenë në pronësi të një 45-vjecari.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se atentati me eksploziv, nga i cili nuk ka pasur të lënduar, ka pasur motive pronësie.

Burimet shtojnë se deri tani nuk ka një të dyshuar si autor të ngjarjes, por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Top Channel