
Një 28-vjecare është gjetur e vrarë mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e saj në Durrës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave Albana Dalipi, nënë e dy fëmijëve, është gjetur nga bashkëshorti i saj, i cili nga ana tjetër është ndaluar nga policia.
Sipas burimeve, fillimisht bashkëshorti i viktimës ka deklaruar se e ka gjetur gruan të goditur me thikë e të mbytur në gjak dhe se menjëherë e ka cuar atë në spitalin rajonal të Durrësit.
Por nga mbikëqyrja e trupit të gruas ka rezultuar se plaga ka qenë e shkaktuar nga një armë zjarri, gjë që ka shtyrë policinë të ndalojë bashkëshortin.
Sipas burimeve, kur ka mbërritur në polici ky i fundit ka dhënë një tjetër variant, duke deklaruar se gruaja prej kohësh vuante nga depresioni, duke insinuar vetëvrasjen e saj.
Burimet shtojnë më tej se grupi hetimor i ngritur për këtë cështje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për përcaktimin e saj si vrasje apo vetëvrasje.
Top Channel