Travolta rikthehet në formën më të mirë

15/01/2011 10:10

Aktori hollivudian John Travolta duket në një formë të shkëlqyer pasi u be baba per here të dytë, ndërsa në pak muaj ka humbur më shumë se dhjetë kilogram, zbuloi një revistë rozë amerikane.

56-vjeçari u fotografua një ditë më parë në Nju Jork gjatë një ceremonie në të cilin ishte pjeësëmarrës dhe dukej i rikthyer në peshën e tij normale. Vetëm disa muaj më parë, fytyra dhe trupi i tij ishin shumë më të mbushur.

Ushqimi mund të ketë qenë për aktorin një mënyrë për të luftuar dëshpërimin e humbjes së djalit të tij Jett, në janarin e 2009-s, por lindja e Benjamin-it i ka rikthyer aktorit edhe dëshirën për të jetuar.

FOTO GALERI
1/1
Shumë më i dobët se disa muaj më parë

Top Channel