Durrës-Kavajë, aksident, një i vdekur

15/01/2011 19:10

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Kavajë duke shkaktuar vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Golemit teksa dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një trafikndarrës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit.

Top Channel