Prokuroria mund të jetë pranë vërtetimit të faktit se Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka financuar jetën e 14 vajzave të reja, për t’i shfrytëzuar ato seksualisht, raportoi sot “Corriere della Sera”.
Përfshirja e Berlusconi-t provohet nga fakti që në shtëpinë e këtyre vajzave, disa prej të cilave janë bërë të famshme duke marrë pjesë në programet e Mediaset, janë gjetur përveç dhuratave të shtrenjta, edhe fanella e objekte të tjera të skuadrës së Milan-it, të firmosura nga vetë “Kavalieri”.
Një marokene minorene, e dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me Kryeministrin Silvio Berlusconi dhe se më pas përfitoi nga ndërhyrja e tij për t’u liruar pas ndalimit nga një komisariat, bëri të ditur javë më parë ekzistencën e këtij pallati, në të cilin jetonin të gjitha vajzat.
Në lajmin e publikuar pretendohet se vendbanimi në qendër të Milanos është shndërruar në një lloj “shtëpie publike private”, pasi vajzave u paguhet qiraja dhe shpenzimet e tjera të jetesës, në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Kryeministri i Italisë i ka refuzuar akuzat dhe i ka quajtur ato si një sulm i përshtirë politik. Njëkohësisht pronar i Milan-it dhe Mediaset-it, Berlusconi rrezikon deri në tre vjet burgim nëse provohet marrëdhënia seksuale me të mitura dhe deri 18 vjet nëse provohet akuzat e ushtrimit të influencës për lirimin e dikujt nga akuzat e Prokurorisë.
Top Channel