Ylli gjerman në koma, donte një gjoks të madh

14/01/2011 12:35

Një portostare gjermane, e shndërruar në një prej personazheve më të famshme në vend pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e fundit të Big Brother gjerman është duke u përballur me vdekjen, pas një operacioni plastik të shkuar keq.

23-vjeçarja iu nënshtrua disa ditë më parë një ndërhyrje të radhës për zmadhimin e gjoksit, por diçka shkoi keq dhe ajo mundet të marrë frymë për momentin vetëm nëpërmjet pajisjeve.

Në 43 ditët e pjesëmarrjes së saj në Big Brother-in gjerman të vitit 2010, RTL regjistroi një audiencë rekord, ndërsa në me disa filma të saj, ajo fitoi çmime të rëndësishme të kinematografisë pornografike gjatë vitit.

Cora kishte një fiksim, që të rriste gjoksin nga numri pesë, në numrin tetë. Megjithatë, dhënia e narkozës përpara nisjes së ndërhyrjes në Hamburg i shkaktoi një reaksion dhe ajo qëndroi për 15 minuta pa funksione jetike.

Agjenti i saj i kërkoi tifozëve që të luten për shërimin e Cora-s. Sipas mjekëve, shpresat për mbijetesë janë rreth 50%, por edhe nëse ajo do të jetojë, mund të ketë pësuar dëmtime në tru që mund ta lënë një njeri me aftësi të kufizuara deri në fundin e jetës.

Ndërkohë, Prokuroria Gjermane ka nisur hetimet, për të parë në mos është një gabim mjekësor në origjinën e fatkeqësisë.

Top Channel