Twilight xhiron episodin e parë “të kuq”

14/01/2011 09:35

Adhuruesit e sagës së Twilight presin me padurim transmetimin e serisë së katërt të filmit, pasi historia e dashurisë midis Bella-s dhe Edward-it, më në fund do të përfundojë në shtrat.

Në tre seritë e para, tensioni seksual midis vampirit dhe të dashurës së tij njerëzore ka qenë gjithmonë tepër i lartë, por ata asnjëherë nuk kanë zhvilluar një raport të plotë.

Vampiri i luajtur nga Robert Pattison, ka refuzuar dëshirat e të dashurës së tij deri tani në serial, nga frika se mund të humbë kontrollin dhe t’a kafshojë, duke e shndërruar kështu edhe atë në një vampire.

Top Channel