Piloti refuzon urdhërin e nisjes së avionit

14/01/2011 09:00

Një pilot vendosi të refuzonte urdhërin e nisjes nga kulla e kontrollit në Los Anxhelos, për të pritur një pasagjer që do të udhëtonte për të vizituar në spital nipin e tij në agoni.

Personi ishte i dëshpëruar për të kapur fluturimin, në mënyrë që të shikonte për herë të fundit të gjallë nipin e tij 2-vjeçar, në koma dhe pa shpresë për rikuperim pas dëmtimit fatal nga i dashuri i të bijës, nën akuzë për vrasje.

Kontrolli e vonoi pasagjerin përtej orarit të nisjes dhe piloti i “SouthWest Airlines” refuzoi urdhërin e nisjes, nga kulla e kontrollit. Ai u përgjigj më vonë se pavarësisht përsëritjes së urdhërit, askush nuk mund të ngrinte avionin në qiell nëse ai nuk do të vendoste kështu.

Top Channel