Jude Law rikthehet në teatër

14/01/2011 11:20

Pas suksesit të madh që pati disa muaj më parë me shfaqjen e Hamletit në teatrin e Broduejit, aktori hollivudian Jude Law ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një dramë, e cila do të vihet së shpejti në lojë nga Teatri i Londrës.

Aktori i nominuar për çmimin Oscar dhe fituesja e këtij çmimi, Ruth Wilson, do të jenë të dy protagonistë në dramën e shkruajtur nga amerikani Eugene O’Neill, që trajton historinë e një femre të dhunuar të quajtur Anna Christie.

Kjo e fundit, që do të luhet prej Wilson, do të bjerë në dashuri me Mat, personazhin e Law, tek i cili gjen shpëtimin për të lënë profesionin e prostitutës, të cilën nisi ta bënte pasi një kushëri e përdhunoi.

Top Channel