E dashura e Farrell: Tentova vetvrasjen

14/01/2011 09:40

E dashura e aktorit Colin Farrell foli për herë të parë në librin e autobiografisë së çiftit rreth tentativës së saj për t’u vetvrarë, depresionit dhe bulimisë.

Megjithatë, Emma Forrest, tashmë është rikuperuar dhe falenderon aktorin për transformimin e plotë që ka mundur të bëjë.

Në libër, ajo flet për paaftësinë e saj për t’u përshtatur me jetën e vetmuar të Nju Jorkut në të 20-tat e hershme. Koncepti i saj për jetën u zhvlerësua deri në atë pikë, sa që gjithçka nisi të dukej e kotë dhe tentoi disa herë të vriste veten.

Top Channel