Bieber, nga CSI në spital

14/01/2011 13:25

Këngëtari i famshëm adoleshent Justin Bieber u shoqërua nga sheshxhirimet e CSI-së në spital, pasi vuajti nga një reaksion alergjik, informoi gjatë ditës e përditshmja rozë “The Sun”.

Kanadezi 16-vjeçar përjetoi probleme me frymëmarrjen, ndërsa ishte duke filmuar skenat e një episodi të ri të serialit të famshëm policesk. Spitali në Los Anxhelos informoi se këngëtari u trajtua dhe u lirua disa orë më pas.

”Justin pësoi një reaksion të fortë alergjik ndërsa po xhironte një episode të CSI-së. doktori i tij mbërriti në spital dhe pasi u sigurua që gjithçka ishte në rregull, e lejoi që të largohej. Ai është rikthyer në sheshxhirime dhe ndihet mirë”, shkruhej në komunikatën e spitalit.

Top Channel