“Heavy Metal” në ekspozitë

14/01/2011 17:35

Një ekspozitë fotografike me tematikë të veçantë është çelur pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Në fokus të fotografes së re Marseida Shqarri, janë kryesisht adhuruesit e botës muzikore të “heavy metal”.

“Më pëlqen muzika dhe kam dashur të përcjell me anë të fotove stilin e jetesës të personazheve të kësaj rryme muzikore”, shprehet fotografja Shqarri.

Copëza që dëshmojnë stilin e të menduarit, të veshjes dhe të sjelljes së fansave të kësaj gjinie, janë përcjellë nëpërmjet 20 fotove të ekspozuara. Koncepti i njërës prej tyre: “Shumë shpesh femrat në botën e muzikës metal nuk konsiderohen të barabarta me meshkujt.”

Ekspozita e titulluar “Life”, përpos ciklit të dedikuar muzikës, përmban edhe 6 foto të tjera artistike me temë të lirë.
 
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më datë 16 shkurt.

Top Channel