Zbulohet një lloj i ri dinosauri

13/01/2011 21:20

Shkencëtarët kanë identifikuar një prej dinosaurve më të hershëm të zbuluar ndonjëherë, një mishngrënës i periudhës triasike, që ka jetuar pothuajse 230 milion vjet më parë.

Në raportin e publikuar në BBC, kërkuesit e “Science Journal” thonë se eodromaeusi është një mishngrënës i shkathët dhe i imët, i cili rritej deri në 1,2 metra dhe peshonte 4-6 kilogramë.

Dinosauri mund të jetë një paraardhës i tiranosaurit reks. Rindërtimi i eodromaeusit është bërë pasi një set i plotë i kockave të tij u gjet në Luginën e Hënës, në veriperëndimin e Argjentinës.

Për herë të parë, fosilet u gjendën në vitin 1996, por është dashur kohë nga kërkuesit që të rindërtojnë fragmentet.

Top Channel