Shpërndante drogë, falet që të ndërrojë seks

13/01/2011 17:20

Një shpërndarës droge i shpëtoi burgimit në Britani, pasi gjykatësi vendosi se kjo do t’i shkatërronte ëndrrën e ndërrimit të seksit, raportoi e përditshmja “The Sun” gjatë ditës së sotme.

Tranvestiti 41-vjeçar Ian Morris, i cili ka ndryshuar emrin e tij në Jean, pranoi se zotëronte pothuajse dy kilogram ketaminë, një qetësues i fuqishëm për kuajt, të cilin do ta shpërndante në treg.

Megjithatë, mbrojtja e tij argumentoi se burgosja në këtë moment nuk do ta lejonte të niste kurën hormonale, që paraprin operacionin e ndryshimit të gjinisë. Si rrjedhojë, Gjykata e Bristolit pezulloi dënimin e vendosur më parë prej 11 muajsh.

Gjykatësi, i cili iu drejtua me “Zonja Morris”, argumentoi kështu: “Ky trup gjykues kupton vuajtjet e të jetuarit si një transeksual dhe pranon se dënimi i tij do ta detyronte që të vazhdonte të jetonte me makthin që i ka shndërruar ekzistencën në depresive”.

Top Channel