Krijohet pula që nuk transmeton gripin

13/01/2011 20:40

Shkencëtarët britanikë kanë krijuar pulën e parë të modifikuar gjenetikisht, e cila nuk e trasmeton gripin e shpendëve.

Sipas asaj që raportonte sot “Science Journal”, krijimi i këtij lloji të ri mund të krijojë një varietet kafshësh, në gjendje që t’i rezistojnë sëmundjeve virale.

Shpendi i modifikuar gjenetikisht, nëse preket prej virusit që alarmoi botën dy vjet më parë, nuk e transmeton sëmundjen tek kafshët e tjera.

Ndonëse prova të mëtejshme do të duhet të ndërmerren përpara se modifikimi të bëhet i mundur me ligj, shkencëtarët besojnë fuqimisht se ndryshimi gjenetik nuk është i dëmshëm as për vetë kafshët dhe as për njerëzit që do t’i konsumojnë.

Top Channel