Defekti i Skype, shkaktuar nga Windows

30/12/2010 13:35

Mbingarkesa e serverit dhe një mospërputhje e programit me sistemin operues të Windos shkaktoi ndërprerjen 2-ditore të komunikimit të Skype, disa ditë më parë.

Lajmin e konfirmoi në një zëdhënës i vetë Skype, i shndërruar në rrjetin më të fuqishëm të komunikimit online, duke lënë pas sisteme si MSN apo Yahoo Messenger.

Me miliona përdorues të përditshëm të kompanisë nuk kishin akses në shërbimet e ofruara në ditët përpara Krishlindjeve, por Skype siguron se problemet janë identifikuar dhe nuk do të përsëriten.

Mbingarkesa e madhe e serverit në ditët festive, bashkuar me një mospërpuethshmëri të pazbuluar më parë me sistemin operues të Microsoft, Windows, shkaktoi defektin 2-ditor.

Top Channel