Fotografi Patrick Goosens, ka marrë disa foto insektesh të cilët ngjajnë me diamantë.

Kjo ngjashmëri vjen nga fakti se insektet janë të mbuluara nga vesa e mëngjesit.

50-vjeçari Patrick, nga Brukseli (Belgjikë), ka pritur me vite të tëra për të kapur pamjet perfekte. Ai ka studiuar sjelljen e insekteve dhe ka mundur që t’i afrohet sa më shumë të jetë e mundur.

Fotografi ngrihej çdo ditë para se të lindte dielli në mënyrë që të kapte pamjet e insekteve të mbuluara nga vesa.

Ai ka pasur shumë pak minuta në dispozicion përpara se era dhe dielli të shkaktonin avullimin e vesës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel