Gilmond Gorenca është duke bërë atë çka për shumë burra shqiptarë quhet tabu.

Gatimi për të është një kënaqësi e vërtetë.

“Kam dhjetë vjet që gatuaj”, thotë Gilmondi.

Kuzhina e tij e preferuar është ajo italiane. Për të asnjë gjellë nuk është e vëshirë për tu gatuar, por i ndodh që ndonjë herë t’i kërkojnë gjella që ai s’di t’i bëjë.

“Nëse ka një gjellë që nuk di ta bëj, atëherë lexoj libra se si bëhet dhe e mësoj”, tregon Gilmondi.

Dhe sigurisht gëzimin më të madh e ndjen përfituesja e talentit të tij, mamaja: “Për mua është kënaqësi dhe ndihmë sëpsë ka që kur ishte 15 vjeç që im bir gatuan.”

Mamaja e Gilmondit është kuzhiniere dhe shpesh herë konsultohet me të birin për ndonjë recetë gatimi: “Unë jam kuzhiniere, unë e ndihmoj atë për gatimet tradiconale dhe ai mua për ato moderne.”

Gilmondi nuk e ka pasur të lehtë të përballet me mentalitetin shqiptar. Por si në çdo histori që respektohet me të njëjtin pasion për gatimin, ka mundur dhe stigmat.

Gilmondi nuk diskuton dot me meshkuj për receta gatimi. Por ka persona me të cilët është kënaqësi të bësh të tilla biseda.

“Diskutoj me femra dhe jo me meshkuj për receta gatimi. Në Shqipëri ekziston ende mentaliteti se me gatimin merren vetëm femrat”, përfundon Gilmondi.

Top Channel