Australi, Krishtlindje në plazh

25/12/2010 11:45

Në Australi festa e Krishtlindjeve po festohet ndryshe nga vendet e tjera të botës, për shkak të motit të ngrohtë.

Në vend të dëborës që karakterizon festën e shumëpritur, australianët kanë zgjedhur rërën e plazhit, duke luajtur me top dhe marrë rreze dielli.

Por, duke qenë se është festë, edhe pse me rroba banjoje, ata kanë vënë në kokë kapucin e kuq të plakut të Krishtlindjeve, Santa Klaus.

Top Channel