“Bic Cristal” mbush 60 vjec

24/12/2010 13:30

Do të mbush këto ditë 60 vjec “Bic Cristal”, stilolapsi me sferë transparente që u bë objekt kulti, aq sa u ekspozua në Nju Jork dhe Paris.

Lindur në Francë mes viteve 1950-51, objekti i famshëm mori emrin e shpikësit Marcel Bich, që në fund të viteve ’40 bleu dhe riformatoi një model për stilolapsin me sferë të hungarezit Laszlo Biro.

Suksesi në treg qe i menjëhershëm, 10 mijë copë në ditë në vitin e parë, bën të ditur kompania që edhe sot vijon ta prodhojë.

Dhjet vjet më pas, në 1960-ën, u prezantua edhe logoja e parë me nxënësin me kokë në formë sfere, të dizajnuar nga Raymond Savignac, që më vonë u kthye në emblemën e markës “Bic”, në të gjitha produktet e saj.

Top Channel