Wikileaks, Assange nuk negocion për dorëzimin

04/12/2010 15:35

Avokati i Julian Assange, Mark Stephens, përgënjeshtron lajmin e publikuar nga Times, sipas së cilit klienti i tij është duke negociuar dorëzimin me Scotland Yard, për mandat-arrestin për krime seksuale të nxjerrë nga Suedia.

“Ka ardhur një mandat-arresti 10 ditë më parë dhe e ktheva mbrapa pasi ishte përpiluar keq. Ka ardhur një tjetër dje”, është shprehur Stephens.

“Nëse e shikoj se mandat-arresti është i bazuar do të shkojmë në gjyq, ndryshe do të denoncoj gjykatën”, shtoi ai.

Top Channel