Wikileaks: Festat kanë rënduar Berlusconi-n

02/12/2010 20:25

Dokumentat e bëra publike në Wikileaks për korrespondencën e ambasadës amerikane në Romë e pikturojnë kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, me ngjyra aspak pozitive.

Raportet flasin për një njeri të rënduar nga festat dhe femrat, dhe një megafon të kryeministrit rus Vladimir Putin.

Dokumentat vënë ne dukje lidhjet miqësore mes dy kryeministrave, të forcuara nga interesat e Italisë për gazin rus.

Por në reagimin e tij, kryeministri Berlusconi ka deklaruar se cdo gjë që ka bërë e ka bërë në emër të interesave të Italisë.

Edhe ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini është shprehur se dokumentat e publikuara në Wikileaks nuk kanë rëndësi.

“Rëndësi ka deklarata e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, që e cilësoi kryeministrin si një mik të vërtetë të SHBA”, është shprehur Frattini.

Top Channel