Vrimat e zeza bllokojnë lindjen e yjeve

01/12/2010 18:40

Vrimat e zeza bllokojnë lindjen e yjeve. Përfundimin e ka nxjerrë një grup shkencëtarësh të Universitetit të Bolonjës, të cilët kanë publikuar rezultatet në revistën britanike Royal Astronomical Society.

Vrimat e zeza thithin të gjithë lëndën përreth dhe kjo dihej edhe më parë. Por tani duke studiuar galaktikat është parë se ka diçka më shumë dhe ndryshe në veprimtarinë shkatërruese të monstrave qiellorë që fshihet në brendësi të tyre.

“Kur thithin lëndën lëshojnë valë rrezatimesh dhe gazra me shpejtësi të madhe”, shpjegojnë shkencëtarët.

Këto lëndë përhapet në hapësirë duke ngrohur ambientin dhe penguar formimin e yjeve të rinj, pasi lënda mbetet gjithnjë në gjendje të gaztë.

Top Channel