Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Pakistani ka hedhur poshtë zërat për frikë të shprehur në dokumentat diplomatike të SHBA, të publikuara në faqen më të diskutueshme të internetit, Wikileaks.
Bëhet fjalë për frikën që kanë autoritetet amerikane, se materiali bërthamor që zotëron Pakistani mund të bjerë në duart e terroristëve.
Komisioneri i lartë pakistanez, Wajid Shamsul ka deklaruar se materiali bërthamor ka një sistem kontrolli dhe komande të pagabueshëm.
Mesazhet e publikuara në Wikileaks paralajmërojnë se Pakistani po ndërton me shpejtësi rezervat e tij bërthamore, pavarësisht destabilitetit të vendit.
Në këto dokumenta shprehet gjithashtu skepticizëm për faktin nëse Pakistani është i aftë të ndërpresë lidhjet me militantët.
Top Channel