Medvedev: Garë e re armatimesh

30/11/2010 12:35

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka paralajmëruar se dështimi i arritjes së një marrëveshjeje me Perëndimin mbi mburojën anti-raketë mund të sjellë një garë të re armatimesh.

Paralajmërimin e tij kreu i Kremlinit e bëri në fjalimin vjetor të drejtuar popullit rus, ku ka folur edhe për cështjen e familjeve me tre ose më shumë fëmijë.

I shqetësuar për faktin se kriza demografike e viteve ’90 ishte një sfidë për kombin, Medvedev tha se duhet të ndërmerren veprime për zgjerimin e familjeve ruse.

Presidenti nuk foli për të ardhmen e tij politike, edhe pse vendi ndodhet dy vjet larg zgjedhjeve presidenciale.

Shumë analistë besojnë se paradhësi i tij Vladimir Putin do të kërkojë të rikthehet në krye të Kremlinit, këtë herë me një mandat 6-vjecar.

Zoti Putin, i cili ishte mes audiencës që ndoqi fjalimin, ka shërbyer si kryeministër që kur la zyrën presidenciale në vitin 2008.

Top Channel