Kolombi? Polak dhe djalë mbreti

30/11/2010 13:35

Kristofor Kolombi ishte me origjinë polake dhe në venat e tij rridhte gjak blu. Prej vitesh të tëra historianët debatojnë për origjinën e vërtetë të zbuluesit të Amerikës.

Sipas të dhënave që disponohen deri më tani thuhet se Kolombi kishte lindur në Gjenove të Italisë dhe ishte bir i një artizani.

Ndërkohë Greqia, Spanja, Portugalia, Franca dhe Skocia kanë deklaruar se Kolombi kishte lindur në vendin e tyre.

Sot ngrihet një tjetër hipotezë e mbështetur nga historiani Manuel Rosa, i cili është autor i “Kolombi, historia e patreguar”, biografisë së eksploruesit, publikuar në Spanjë.

Në këtë libër thuhet se Kolombi ishte djali i Ladislao III, mbretit polak që vdiq në vitin 1444 në betejën e Varnës.

Top Channel