Seuli: Koreja e Veriut, krim cnjerëzor

29/11/2010 16:50

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung Bak e ka cilësuar si një “krim cnjerëzor” sulmin e kryer javën e kaluar nga Veriu ndaj një ishulli.

Lee ka deklaruar se ndihet thellësisht përgjegjës për faktin se nuk arriti të mbronte banorët e ishullit Jeonpjeong, ku dy marinarë dhe dy civilë humbën jetën.

Tensionet mes dy Koreve mbeten të larta, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Jugu po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët.

Aeroplanmbajtësja “George Washington” dhe katër anije të tjera luftarake amerikane janë bashkuar me mjetet lundruese të marinës koreano-jugore.

Nga ana tjetër, qeveria e Penianit vazhdon të ngulë këmbë se sulmi me predha u provokua nga lëvizjet ushtarake të Seulit në afërsi të ishullit.

Top Channel