Pastërtia e tepërt të sëmur

29/11/2010 16:55

Shumë pastërti mund të të sëmurë. Të rinjtë që përdorin shumë sapunët antibakterial me triklosan, janë subjekt i alergjive, ndërsa ekspozimi në nivele të mëdha me bisfenol A, ndikon negativisht në sistemin imunitar.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i Universitetit të Miçiganit.

Triklosani përdoret tek sapuni, pasta e dhëmbëve dhe pajisjet mjekësore, ndërsa bisfenoli A është prezent në shumë objekte plastike, si ato për të mbajtur ushqime.

Top Channel