Irlanda, euro bie edhe pas paktit të BE

29/11/2010 17:00

Euro ka rënë sërish ndaj dollarit ditën e sotme, kur tregjet u hapën një ditë pasi ministrat evropianë ranë dakord për dhënien e ndihmës financiare për Republikën Irlandeze.

Ditën e diel ministrat arritën një marrëveshje për nxjerrjen e Irlandës “nga balta”, me një vlerë prej 85 miliardë eurosh.

Sot, euro ra me 0.8 për qind në 1.3136 dollarë, që është edhe kuota më e ulët që prej 21 shtatorit.

Gjithashtu, si në Irlandë, edhe në Spanjë e Portugali, të ardhurat nga mbledhja e taksave mbeten të larta, gjë që tregon se tregu nuk është ende i bindur se problemet e vendeve evropiane me deficitin janë zgjidhur.

Tregjet evropiane kanë qendruar në kuota të ulëta edhe në mesditë, ndërkohë që euro ka rënë edhe ndaj paundit britanik në 84.15, kuota më e ulët që prej shtatorit.

Top Channel