Cilat janë shkaqet e krijimit të celulilit, problemit kryesor estetik të shumë femrave anembanë botës? Formimi i kësaj mase që i shëmton këmbët, krahët, barkun, varet nga dieta, stili i jetesës.

Ushqimi jonë i përditshëm, toksinat dhe yndyrnat e tepërta shkaktojnë probleme thellë në lëkurë. Indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës.

Nuk ka rëndësi nëse je e dobët apo e shëndoshë, celuliti krijohet edhe te femrat me peshë të rregullt trupore.

Ja disa nga faktorët e krijimit të celulitit: Trashegimia, marrja e pamjaftueshme e ujit, dieta e gabuar, pirja e duhanit, tensioni dhe stresi, marrja e mjekimit, mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jeteses.

Ndaj ju këshillojmë që të kujdeseni për mënyrën e të ushqyerit, konsumoni shumë fruta dhe zarzavate, reduktoni mishin e kuq, ëmbëlsirat dhe të skuqurat, pini shumë ujë, si dhe kryeni aktivitet të përditshëm fizik.

Top Channel