Australia nuk strehon Assange

29/11/2010 13:45

Australia refuzon që t’i ofrojë strehim shtetasit të saj, Julian Assange, themeluesit të Wikileaks që ka nisur të nxjerrë 250 mijë dokumenta sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ministri australian i Drejtësisë deklaroi se policia federale për heton rreth mundësisë, nëse janë dhunuar ligjet australiane.

Po ashtu ministri shtoi se nuk është në dijeni të kërkesave nga ana e Washingtonit për t’i hequr pasaportën australiane Assange, por nuk e ka përjashtuar dicka të tillë.

Top Channel