Australi, 32-vjecarja vrapon për 238 ditë

29/11/2010 13:00

Një 32-vjecare, nënë e dy fëmijëve është e gruaja e parë që vrapon pa bërë asnjë ditë pushim përreth gjithë Australisë.

Sarah Mycroft,ka kryer 14.772 kilometra, duke u nisur në 4 prill nga Gjiri i Sidnejt dhe duke shkuar sërish aty.

Në total ka vrapuar për 238 ditë, me një mesatare ditore prej 62,3 kilometrash dhe duke prishur 15 palë atlete. 32-vjecarja ia ka kushtuar këtë ndërmarrje mbledhjes së fondeve për luftën kundër diabetit te moshat e reja.

Top Channel