80 kafshë ekzotike në shtëpi

29/11/2010 14:10

Alan dhe Heather Hewitt mbajnë në shtëpinë e tyre 80 kafshë ekzotike.

Dhomat e çifitit të apasionuar pas kafshëve mbajnë gjithsej 20 gjarpërinj, 15 zvarranikë dhe 25 gjitarë, pa përmendur shpendët dhe insektet.

Cifti Hewitt kishte një strehë në të cilën mbanin kafshë të çuditshme dhe tani kanë një koleksion prej 35 llojesh në shtëpinë e tyre në Leeds, Angli.

Në këtë koleksion përfshihen: dy hardhuca, dy pitonë, dy breshka gjigande, katër merimanga tarantula dhe një papagall afrikan.

Megjithë pjesëtarët e shumtë në familje, Alan dhe Heather gjejnë vend edhe për fëmijët e tyre: Abigail (17 vjeç), Grace (15) dhe Edward (10).

“Duhet të dish si të rrisësh kafshët. E rëndësishme është të ndash prenë nga grabitqarët. Unë jam i kujdesshëm dhe i ruaj gjatë të gjithë kohës… në fakt shpesh gjarpërinjtë më kanë kafshuar dhe merimangat më pickojnë”, shprehet Alan.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel