Wikileaks: SHBA spiunonte OKB-në

28/11/2010 21:35

Pavarësisht kërkesës dhe thirrjeve të Uashingtoni për të mos publikuar raportet sekrete të ambasadave të SHBA-së, Wikileaks ka hedhur në rrjet mbi 250 mijë dosje të tjera, kryesisht korespondenca dhe raportime të ambasadave të SHBA-së me Departamentin e Shtetit.

Dosjet janë më tepër nga sa parshikohej të dilnin në fillim dhe kalojnë disa herë ato të lidhura me luftën e Irakut dhe të Afganistanit, të publikuara nga Wikileaks pak muaj më parë.

Në dosjet sekrete përfshihen raportime nga shtetet arabe, përfshirë edhe nga Arabia Saudite ku kërkohej që SHBA të sulmonte Iranin dhe programin e tij bërthamor si dhe një sërë raportesh ku zbardhet se si Shtetet e Bashkuara spiunonin punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara përfshirë edhe aktivitetin diplomatik të Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Ban Ki Mun.

Nën vëzhgimin amerikan kanë qenë edhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, si Kina, Rusia, Franca dhe Anglia.

Top Channel