Seuli: Gazetarët të largohen nga ishulli

28/11/2010 11:30

Ministria e mbrojtjes koreanojugore ka ftuar gazetarët që ndodhen në ishullin Yeonpeyong ta braktisin atë sepse situata është “e keqe”.

Burime ushtarake kanë konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna topi që vinin nga kufiri i Koresë së Veriut.

Yeonpeyong u sulmua të martën e kaluar nga artileria koreanoveriore duke shkaktuar katër viktima.

Top Channel