Nisin manovrat SHBA-Kore e Jugut

28/11/2010 08:20

Kanë nisur në Detin e Verdhë manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

Goditje topi nga ana e Koresë së Veriut janë dëgjuar afër ishullit koreanojugor Yeonpyeong, që është sulmuar të martën e kaluar.

Koreanoveriorët kanë pozicionuar predhat afër kufirit.

Ndërkohë që presidenti i Koresë së Jugut i ka kërkuar Kinës një pozicion “më të ekuilibruar”, Korea e Veriut ka kërcënuar më një përgjigje “të pamëshirshme” ndaj çdo provokimi.

Top Channel