Meshkujt e bukur gjejnë punë më lehtë

28/11/2010 11:10

Në kohë krize të gjesh punë është e vështirë.

Por, sipas një studimi amerikan të publikuar tek ‘New York Times’, ekziston një kategori punëtorësh më fatlumë se të tjerët: meshkujt e bukur.

Këta kanë më pak probleme në gjetjen e punës se sa meshkujt me një paraqitje normale, apo edhe femrave të paraqitshme, të cilat diskriminohen vetëm për pamjen e tyre.

Midis dy pretendentëve për punë, sipas studimit, zgjidhet gjithmonë ai më i pashmi.

Ndërsa femrat e paraqitshme janë më pak të punësuarat dhe sipas kërkuesve që kanë kryer këtë studim, arsyeja duhet kërkuar tek xhelozia e femrave të tjera që përzgjedhin punonjëset, të cilat nuk duan të punojnë në të njëjtën ndërmarrje me “rivale të mundshme”.

Top Channel