Kriza e Irlandës drejt zgjidhjes

28/11/2010 17:15

Qeveria irlandeze, Bashkimi Europian dhe FMN bien dakord për kushtet e dhënies së një pakete ndihme prej 85 miliard euro për të shpëtuar ekonomine e Irlandës.

Palët e interesuara, BE, FMN dhe qeveria e Irlandës, kanë rënë dakort parimisht për kushtet e vendosura ndaj Dublinit. Lajmi pohohet nga Brukseli pak orë para nisjes së takimit të Ministrave të Financave të bllokut kur marrëveshja do të adoptohet zyrtarisht.

Mësohet se rreth 35 miliard euro do të përdore për shpëtimin e sistemit bankar irlandez.

Por paketa e ndihmës e shoqëruar me masa shtrënguese nxorri në rrugët e Dublinit me mijëra irlandeze që kundërshtojnë rritje e taksave dhe uljen e shpenzimeve publike. Sindikatat vendase kanë paralajmëruar për protesta të tjera në ditët në vëzhdim.

Top Channel