Vizita, Hariri mbërrin në Iran

27/11/2010 21:25

Kryeministri libanez, Saad Hariri mbërriti në Iran ku nisi një vizitë zyrtare 2 ditore në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas medias shtetëorre iraniane kjo është vizita e parë e Hairirt si kryeministër në Republikën Islamike dhe vjen vetëm 1 muaj nga vizita e presidentit Ahmadinexhad në Bejrut.

“Në e konsiderojmë këtë vizitë si mjaft të rëndësishme dhe shpresojmë që marrëdhëniet mes Iranit dhe Libanit të thellohen më tej”, u shpreh Ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki.

Top Channel