Meksikë, lirohet politikani i mbajtur peng për 6 muaj

27/11/2010 17:10

Një politikan i njohur në Meksikë i cili ishte rrëmbyer para më shumë se 6 muajsh, është liruar dhe ndodhet “shëndoshë e mirë” në shtëpinë e tij.

Lajmi njoftohet nga shtypi vendas të cilët citojnë burimet familjare. Ndonëse familjarët nuk e konfirmojnë një fakt të tillë, shtypi aludon se ata kanë paguar një shumë prej 20 milion dollarësh për lirimin e Fernandez de Cevallos.

De Cevallos u mor peng në muajin maj në shtetin e Queretaros, në Meksikën Qendrore.

Top Channel