Kore e Jugut, varrosen dy marinarët e vrarë

27/11/2010 09:25

Koreja e Jugut ka mbajtur ceremoninë mortore për dy marinarët e vrarë kur Koreja e Veriut qëlloi një seri raketash ndaj ishullit jugor Jeonpjeong, në fillim të javës.

Situata në gadishull mbetet e tensionuar. Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës që të shtojë presionin ndaj Penianit, me qëllim ndaljen e incidenteve të mëtejshme.

Të paktën katër koreano-jugorë mbetën të vrarë nga bombardimi, një nga përplasjet më të rënda që nga përfundimi i luftës koreane.

Jugu, i cili iu kundërpërgjigj sulmit, ka njoftuar ndërkohë se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake me Shtetet e Bashkuara duke filluar nga dita e djel.

Ndërsa Kina ka deklaruar se prioriteti numër 1 i saj është të mbajë situatën nën kontroll dhe për këtë arsye ka zhvilluar bisedime si me Penianin, ashtu dhe Uashingtonin.

Top Channel