I biri: Tarek Aziz do të ekzekutohet

27/11/2010 20:50

Ish-krahu i djathtë i Sadam Huseinit Tarek Aziz do të ekzekutohet, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për anulimin e dënimit me vdekje.

Lajmi njoftohet nga i biri i Tarek Aziz, Ziad i cili nga Jordania është shprehur se “nuk është optimist dhe beson së qeveria irakaine është e shurdhër ndaj apelit të ndërkombëtarëve për amnisti, apo për shndërrimin e dënimit në një formë tjetër”.

Tarek Aziz u dënua pak muaj më parë me vdekje si përgjegjës për ekzekutimin e qindra personave gjatë dikaturës së Sadam Husenit.

Top Channel