Donte të ishte e bukur, vdes në operacion 24-vjecarja

27/11/2010 14:15

Donte të ishte më e bukur, t’i ngjante yjeve të famshme perëndimore, por e pagoi dëshirën e saj me jetë.

Wang Bei ndërroi jetë në moshën 24-vjecare gjatës një operacioni të kirurgjisë plastike. Vajza e zbuluar në një reality show, ishte konsideruar si yll në lindje i muzikës kineze. Nën akuzë është mjekësia e kirurgjisë plastike kineze.

Vdekja e beftë e vajzës ka tronditur opinionin publik. 24-vjecarja, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje estetike për zvogëlimin e nofullës. Operacioni ishte i lehtë, por pati pasoja tragjike. Edhe nëna e saj i ishte nënshtruar pak më parë të të njëjtit operacion. Problemi duket se ka qenë në fazën e anestezisë.Komplikacionet bënë që gjaku të futej në mushkëri dhe vajza të vdiste nga mbytja. Ministria e Shëndetësisë ka hapur një hetim për ngjarjen.

Top Channel