Ushqimi nga kafshët e klonuara, i sigurt

26/11/2010 11:45

Mishi dhe qumeshti nga bagëtitë e klonuara dhe pasardhësit e tyre janë të sigurt për t’u konsumuar.

Kështu thotë një studim i disa shkencëtarëve, sipas të cilit ushqimet në fjalë nuk paraqesin asnjë rrezik.

Agjencia e Standarteve të Ushqimit do të diskutojë përfundimet e studimit në dhjetor, para se t’i japë sugjerime për të vepruar qeverive.

Pyetjet e ngritura gjatë verës se sasi mishi nga kafshët e klonuara u janë shitur konsumatorëve mbeten pa përgjigje.

Gjithësesi, grupi i shkencëtarëve ka deklaruar se mes mishit dhe qumshtit të kafshëve të klonuara dhe bagëtisë tradicionale nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor.

Top Channel