Shkencëtarët: Mund të vdesësh nga dashuria

26/11/2010 09:00

Shkencëtarët thonë se mund të vdesësh nga dashuria. Kur një prej partnerëve të ciftit mbetet vetëm, sigurisht nëse është në moshë të thyer, ka shumë mundësi që të takojë shumë shpejt në botën tjetër njeriun e dashur.

Zbulimi erdhi pas një studimi të ekspertëve skocezë, të kryer të 58 mijë cifte të martuarish. Studimi nisi prej vitit 1991 dhe u pa se 40 përqind e grave dhe 26 përqind e burrave vdiqën në një periudhë tre-vjecare, pasi kishin mbetur të vetëm. 12 përqind e personave vdiqën në të njëjtën ditë që vdiq edhe partneri i tyre.

Kush mbetet i/e ve, ka nevojë për ndihmë

Mesazhi që arrin nga ky studim është shumë i qartë: Nuk ka rëndësi se përse ka vdekur një prej partnerëve; tani duhet treguar shume kujdes për vejanin apo vejushën. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje sepse ndodhen në gjendje emotive të dobët.

Top Channel