Si do të ishte bota pa cokollatat? Me siguri shumë prej nesh që e adhurojmë këtë produkt mund të mendojmë se ditët tona do të ishin më të trishtueshme…A e dini se brenda 20 vjetësh ky ushqim mund të jetë i rrallë dhe i shtrenjtë?

Alarmi vjen nga e përditshmja britanike “Independent”, që ka bërë publik shqetësimin e Tony Lass, president i Cocoa Research Association.

Por cfarë i kërcënon plantacionet me kakao? Këto bimë rrezikojnë të zhduken për shkak të krizës ekonomike dhe për veprimet e paskrupullta të disa sipërmarrësve.

Bima e kakaos rritet vetëm në vende në zhvillim për shkak të kushteve të përshtatshme atmosferike. Qeveritë e këtyre vendeve nuk janë në gjendje që t’i ofrojnë kultivuesve asnjë ndihmë apo subvencion. Ndaj bimët shkatërrohen dhe kultivuesit e kanë të pamundur që t’i zëvendësojnë ato.

Top Channel