Duhani pasiv vret 600 mijë persona në vit

26/11/2010 09:35

Studimi i parë global për efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se ai vret 600 mijë persona në vit.

Një e treta e këtyre viktimave janë fëmijë, shpesh herë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpitë e tyre.

Studimi i OBSH-së, i kryer në 192 vende, zbuloi se duhani pasiv është jashtëzakonisht i rrëzikshëm për fëmijët, pasi mund t’iu shkaktojë atyre sindromën e vdekjes, pneumoni dhe astmë.

Studimi tregon gjithashtu se duhani pasiv shkakton sëmundje zemre, probleme me frymëmarrjen dhe kancer.

“Kjo do të na ndihmojë ne të kuptojmë koston e vërtetë të duhanit”, ka deklaruar Armando Peruga, zyrtari i OBSH-së që drejtoi studimin.

Top Channel