Në luftë me sëmundjen e shekullit

25/11/2010 19:25

Kanceri, shfaqja e një tumori shoqërohet me një dozë të madhe paniku, për këdo që diagnostikohet i tillë. Për shumicën e njerëzve ai konsiderohet vrasës, e për shumë të tjerë, pas diagnozës vjen depresioni.

Por përparimi i shkencës dhe teknologjisë nuk e konsideron më një sëmundje vrasëse kancerin. Shpresa të mëdha për këtë sëmundje vijnë tanimë edhe në Shqipëri.

Një ekip i specializuar mjekësh nga Greqia kanë sjellë eksperiencën e tyre më të mirë për sëmundjen e tumorit, në Spitalin Hygeia në Tiranë. Doktor Ioanis Andreu, duke iu referuar metodave të reja trajtuese, e përjashton kancerin nga lista e zezë e sëmunjdeve.

“Kanceri është një sëmundje si të tjerat dhe konsiderohet si sëmundje kronike. Njerëzit nuk duhet ta përballin atë me frikë”, shprehet doktor Andreu.

Për pasjen e një prognoze shpresë-dhënëse, e rëndësishme është kontrolli periodik dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.

Ioanis: “Kanceri është një sëmundje që trajtohet dhe shërohet, ose bëjmë të pamundurën që të shërohet. Sekreti është diagnostikimi i hershëm”, vazhdon doktor Andreu.

Doktor Gjerasimos Alivizatos, një tjetër bashkëpunëtor i spitalit Hygeia, evidenton se falë diagnozave të hershme të kancerit të prostatës, sot kjo sëmundje ka arritur rezulate shumë të larta shërueshmërie.

“Para disa vitesh kanceri i prostatës diagnostikohej në metastaza dhe parashikimi ishte i keq. Sot punojmë për identifikimin e tij, kur ndodhet akoma brenda kapsulës së prostatës. Në këto raste kemi 85 % shërueshmëri. Mesazhi im është që burrat të vizitohen së paku një herë në vit tek doktori”, sqaron doktor Gerasimos Alivizatos.

Përveç mesazheve inkurajuese, Qendra Spitalore Hygeia në Shqipëri, sjell metodat më të mira për diagnozën dhe trajtmin optimal të të githa llojeve të tumoreve.

“Në spitalin Hygeia ekzistojnë mjetet dhe pajisjet më moderne, staf i specializuar. Shërbimi këtu ëhstë baraz me spitalet më të mira të Europës. Ekziston një rezultat shumë i mirë në trajtimin e kancerit”, thotw doktor Andreu

Një avantazh shumë i madh në trajtimin e tumoreve me radio-terapi është aparati i fjalës së fundit. Duke evituar në disa raste ndërhyrjet kirurgjikale, e po ashtu edhe metodat e vjetëruara e të dëmshme të goditjes së masës tumorale me rrezet e aparatit të kobaltit, kjo makineri, mund të konsiderohet shpëtimi për shumë njerëz të diagnostikuar me tumor.

“Kemi një pajisje shumë moderne për radioterapinë, akseleratori linear. Ne synojmë të heqim vetëm pjesën e sëmurë të organit që ka kancer. Nëse dikur në operacioin hiqej i gjithë organi, tani hiqet vetem masa e sëmurë. Nëse një grua me kancer në gji i operohej gjithë gjiri, tani hiqet vetëm një pjesë e vogël dhe ajo mund të dalë me bikini në plazh pa u fshehur”, shton doktor Filipos Angelakis
 
Përveç rezultatit optimal në shërueshmërinë e tumoreve të ndryshme, doktor Filipos Angjelakis bën gjithashtu të ditur se, për shqiptarët kjo teknologji do të thotë më pak harxhime për xhepat e tyre.

“Në klinikën e spitalit ku unë jam drejtor, kostoja e të njëjtit trajtim në spitalin Hygeia është 5 herë më e madhe”, shprehet doktor Angelakis.

Mjekët njoftojnë se së shpejti në këtë qendër spitalore, lider i shërbimeve mjekësore ne vend, mbërrin edhe aparati i Pet CT. Një teknologji kjo, shumë e sofistikuar për lokalizimin e tumorit në organizëm.

Të gjitha këto janë një mundësi që shqipërtarët mos t’i mbajnë më sytë përtej kufijve në kërkim të shërimit, nga një sëmundje që deri më tani është konsideruar vrasësi më i madh i shekullit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel